120 fëmijë lanë shkollën dhe hynë në burg, trefishohen krimet tek adoleshentët në Shqipëri

120 fëmijë lanë shkollën dhe hynë në…

Rreth 120 fëmijë të moshës 14-17 vjeç sot duhet të ishin në shkollë e jo në burg. Krimet te adoleshentët në Shqipëri janë rritur në mënyrë të frikshme vit pas viti. Nga 43 adoleshentë të arrestuar në vitin 2020, numri shkoi në 120 fëmijë në vitin 2021. Heqja e lirisë tek adoleshentët është masa e fundit që ndërmerret, ndërkohë ka dhe dënime më të zbutura këshillimore.

Sipas të dhënëve të publikuara nga INSTAT, në vitin 2021 kanë marrë dënim alternative  84 adoleshentë, në vitin 2020, 115 adoleshentë dhe në vitin 2019 janë dënuar më masa alternative 163 adoleshentë.

Kryesisht adoleshentët kryejnë vepra të ndryshme penale si vjedhjet, plagosjet me njëri-tjetrin, apo deri te mbajtja e armëve. Institucionet arsimore duket se po dështojnë në edukimin e fëmijëve. Janë afro 204 fëmijë në vitin 2021 që kanë kryer një vepër penale të verifikueshme, e qindra të tjerë që mund të jenë falur apo nuk janë identifikuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit