120 plumba bënë “shoshë” makinën! Detaje nga vrasja e Bardhok Pllanajt

120 plumba bënë “shoshë” makinën! Detaje nga…

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër mbrëmjen e djeshme. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina e tij ishte qëlluar nga 120 plumba automatiku, duke i siguruar vdekjen në vend 46-vjeçarit.

Sipas dinamikës së rindërtuar nga hetuesit, autorët (të cilët dyshohet se janë 3) e kanë ndjekur për rreth 150 metra Pllanajn dhe në një moment kanë ecur paralelisht me të duke e qëlluar poshtë shtëpisë së tij. 46-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend nga breshëria e plumbave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit