Bombardohet Ambasada Amerikane në Irak

Bombardohet Ambasada Amerikane në Irak

Pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetja e dhënë për Izraelin në luftën kundër Palestinës ka bërë që grupimet paramilitare të mbështështetura nga Irani të bombardojnë Ambasadën e Amerikës në ‘Zonën Jeshile’.

Kjo zonë njihet edhe si zona që ka qenë me sigurinë më të lartë në Irak ku më parë janë vendosur ministritë e qeverisë, pallati presidencial dhe baza ushtarake por me luftën e izraelit ndaj Palestinës forcat paramilitare të mbështetura nga Irani kanë depërtuar në Irak për të goditur të gjithë infrastrukturën e SHBA për shkak të mbështetjes ndaj Izraelit.

Këtë të premte janë dëgjuar shpërthime teksa ushtarët amerikanë dhe ambasada e amerikës janë vënë në sulm ku dy raketa kanë goditur ambasadën. Autoritetet irakiene kanë raportuar se 14 raketa ruse kajtushka kanë goditur kryeqytetin dhe disa kanë prekur edhe ambasadën ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo viktima apo të plagosur.

Në një deklaratë kryeministri i Irakut Mohammed Shia al-Sudani i ka bërë thirrje forcave të sigurisë të hetojnë mbi sulmin e ndodhur këtë të premte. Sipas Pentagonit zyrtar që prej nisjes së luftës midis Izraelit dhe Palestinës në 7 Tetor, forcat ushtarake dhe misionet diplomatike të vendosura në Siri dhe Irak janë sulmuar të paktën 66 herë duke shkaktuar të paktën 60 të plagosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit