
Një qytetar nga zona e Ali Demit në Tiranë ka denoncuar përmes një mesazhi shqetësues vandalizmin e një tabele rrugore nga disa të mitur në rrugën “Idriz Dollaku”, pranë një marketi lokal.
Ngjarja është regjistruar sot, në orën 19:27, dhe është shoqëruar me një video ku duken qartë disa fëmijë teksa shkaktojnë dëme materiale. Sipas denoncuesit, kjo nuk është hera e parë që ata shkaktojnë shqetësim në lagje.
“Fëmijët vandalizojnë tabelat në rrugë, ju lutem raportojeni. Janë bërë shumë të bezdisshëm në zonë me zhurmën, sharjet dhe këto akte,” – shkruan qytetari, duke theksuar se prindërit nuk i mbikëqyrin fëmijët dhe shpesh i lënë të lirë për orë të tëra.
Banorët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla dhe për të ruajtur rendin e qetësinë në lagje.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ. Fëmijët vandalizojnë tabelat në rrugë, ju lutem raportojeni. Ju lutem postojeni, këta fëmijë janë bërë shumë të bezdisshëm në zonë me zhurmën, sharjet dhe këto akte. Rruga Idriz Dollaku, Ali Dem, pranë marketit. Videoja është bërë sot në orën 19:27. Fëmijët në fjalë janë shumë të zhurmshëm, pak ditë më parë i kam parë teksa goditeshin dhe shaheshin me njëri-tjetrin. Prindërit i lënë gjithë kohës kështu. Faleminderit.”