Ekspertja e ekonomisë: Shqiptarët hanë vetëm një vakt, të gjithë në varfëri përveç elitës

Ekspertja e ekonomisë: Shqiptarët hanë vetëm një…

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonishiqi e ftuar në emisionin TVA NEWS, ka folur mbi nivelin e varfërisë në Shqipëri. Para disa kohësh një raport i INSTAT tregonte se nëse kë 620 lek të vjetra në ditë nuk quhesh i varfër, por ky ishte një studim i kryer në vitin 2022, ndërkohë që sot, sipas ekspertes, kjo vlerë ka zbritur në 300 lekë.

“Jemi në nivele alarmante, pagat e ulëta rritja e kostos së jetesës po sjell rritje të nivelit të varfërisë. Që një person të bëjë një jetë të shëndetshme duhet të ushqehet mire por edhe të argëtohet por kjo nuk ndodh në vendin tonë për shkak të nivelit të lartë të varfërisë. Një pensionist duhet të blejë vetëm një bukë dhe një kilogram perime, ndërsa një i ri një sanduiç dhe një ujë, pra me këtë vlerë parash mund të sigurojnë vetëm një vakt”.

Si ndikon lufta në Lindjen e Mesme në rritjen e çmimeve në vendin tonë?

Mund të ndikojë tek hidrokarburet, siç ndodhi edhe me luftën Ukrainë-Rusi. Rritja e çmimit të hidrokarbureve prek drejtpërdrejte ekonominë në familjet tona pasi pothuajse  çdo familje shqiptare e ka një makinë, pasi është nevojë.

Minimumi jetik në vendin tonë duhet të përcaktohet duke llogaritur se sa para i duhen për të bërë një jetë të shëndetshme, duke qenë se kjo kosto është e lartë nuk  e përcaktojnë fare sepse do t’i duhet të rritnin pensionet, ndihmat ekonomike dhe kjo i kushton shumë buxhetit të shtetit. 60% e pagës së shqiptarëve shkon për t’u ushqyer, kjo nuk do të thotë se ne konsumojmë për shumë sesa ata që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, por ne kemi çmime më të larta të ushqimeve bazë dhe pagesa më të ulëta.

Për të jetuar shëndetshëm një individi nëse nuk paguan qira i duhen 66.000 lekë, por paga minimale në Shqipëri nuk e mbulon këtë. Nëse do të flasim për familje kjo bëhet edhe më e vështirë.

A kanë shumë borxhe shqiptarët, referuar kredive që deklarohen çdo vit?

Sa i takon kredive ajo tha se familjet shqiptare kanë një nivel të lartë huaje, investimi qe ata bëjnë është për blerjen e një banese, por ndodh që një çift i ri nuk e ka të mundur të marrë kredi nga banka pasi nuk plotëson kriteret e bankës. Çmimet e banesave janë gjithnjë e më shumë në rritje, kjo jo sepse ka kërkesë të brendshme, por sepse janë njerëzit e pasur ose investimet e të huajve qe duan të formalizojnë të ardhurat e tyre duke bërë një investim, në blerje pasurie të paluajtshme.

Sa i i takon investimi i të huajve në vendin tonë, Radonshiqi u shpreh se sigurisht që janë të rëndësishme investimet e huaja, [or jo investime që nuk i kryen dot vetë shteti, duhen dhënë te investitorët shqiptarë. “Dhënia e pasurive nëntokësore dhe mbitokësore tek investitorët e huaj krijon përshtypjen se Shqipëria po falet dhe po copëtohet.”

Largimi i fuqisë punëtore është një tjetër problem që shqetëson ekonominë e vendit, dikur ishin punëtorët ata që trokisnin në biznese dhe luteshin për një vend pune, ndërsa sot janë bizneset ata që së fundmi kanë punësuar edhe agjentë në terren për të gjetur punonjës të rinj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit