13 fëmijë humbën jetën| Aksidentet rrugore, eksperti: Shqiptarët i ulin në vend të parë e pa rrip

13 fëmijë humbën jetën| Aksidentet rrugore, eksperti:…

13 fëmijë nga mosha 1 vjeç deri në 14 vjeç mbetën viktima përgjatë një viti nga aksidentet rrugore në Shqipëri. Një shifër mjaft shqetësuese raport me numrin e popullatës në vendin tonë. Ky numër i lartë vdekjesh sipas ekspertëve rrugor vjen si pasojë e prindërve moskokëçarës për jetën e fëmijëve.

“3-4 aksidente ku ka pasur dhe viktima fëmijë kanë ardhur si pasojë e uljes në vend të parë dhe nga mosvënia e rripit. Nëse fëmija vendoset në sendilen e pasme, me rrip sigurimi apo me ndenjëse fëmijësh, në 90% të rasteve aksidenti kalohet pa viktima”, thotë eksperti rrugor, për një media shqiptare.

Kodi rrugor gjobit me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë ata që transportojnë fëmijët deri në moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi dhe pa sistemet e fiksimit në sediljet e pasme të makinës. Deri në nëntor, sipas INSTAT kanë humbur jetën në aksidente rrugore 176 persona. Në 85,8 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit