13 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një konvikt shkolle në Kinë

13 persona të vdekur si pasojë e…

Një zjarr i madh ka rënë në një konvikt shkolle në Kinë. Agjencia e lajmeve Xinhua, bën me dije se nga ngjarja në provincën kineze Henan trembëdhjetë persona kanë vdekur. Zjarri në shkollën Yingcai është raportuar në mbrëmjen e së premtes.

13 persona kanë vdekur, dhe një person është plagosur, dhe është duke marrë trajtim në spital. Policia nuk e ka konfirmuar ende nëse të vdekurit janë fëmijë, por një mësues ka konfirmuar se të gjitha viktimat janë nxënës të klasës së tretë, 9 ose 10-vjeçarë.

Autoritetet lokale është thënë se janë duke hetuar shkakun e zjarrit, dhe të paktën një person është ndaluar. Në momentin e ngjarjes shumë prej personave që ndodheshin në konvikt janë evakuuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit