13 vite nga protesta e 21 Janarit, familjarët e 4 viktimave kërkojnë drejtësi

13 vite nga protesta e 21 Janarit,…

Sot bëhen 13 vite nga protesta e 21 Janarit, ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm. Protesta ishte e thirrur asokohe nga kryeministri aktual, Edi Rama, teksa ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha. Kujtojmë se më 21 Janar 2011, u vranë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Dedja dhe Faik Myrtaj.

Personat në fjalë u qëlluan me plumba, teksa po protestonin, ndërsa familjarët e tyre kërkojnë ende drejtësi ndonëse kanë kaluar 13 vite nga tragjedia. Edhe këtë vit, Edi Rama përmes rrjeteve sociale ka kujtuar 21 janarin, teksa kërkon drejtësi, ndonëse të afërmit e viktima anë 13 vite që po e presin këtë drejtësi që nuk po duket gjëkundi.

Opozita e atëhershme, Partia Socialiste akuzoi qeverinë se qëlloi mbi demonstruesit, ndërsa në orët e tensionuara të mbrëmjes, asokohe një grup prokuroresh nisi punën në vendngjarje. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia shkencore administroi brenda rrethit të kryeministrisë sasi të konsiderueshme gëzhojash, konkretisht 131 gëzhoja 9 milimetërshe, si dhe 436 gëzhoja 7, 62 milimetërshe.

Grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg, por familjarët kërkojnë dënimin e të gjithë peronave që fshihen pas asaj tragedie me 4 viktima dhe të plagosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit