13 vite nga vizita e parë e një presidenti Amerikan

13 vite nga vizita e parë e…

Ajo vizitë ka hyrë tashmë në historinë e atdheut tonë dhe do të mbahet mend gjithmonë, si ardhja e parë e një presidenti amerikan në tokën shqiptare. Po flasim për vizitën historike të bërë nga Presidenti George W. Bush, i cili si sot 13 vite më parë, do të ekzaltonte shqiptarët, një prej popujve më proamerikanë në botë, me ardhjen e tij në Tiranë.

Më 10 qershor të vitit 2007 Shqipëria përjetoi një ngjarje nga më të rëndësishmet dhe që nuk kishte ndodhur më parë. George W. Bush, presidenti i 43-të i SHBA vizitoi Shqipërinë duke u bërë i pari president amerikan që prek tokën shqiptare në të gjithë historinë e kombit.

Kjo vizitë ishte e rëndësishme edhe për faktin se George Bush deklaroi në Tiranë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dy lajmet më të gëzueshme që i kanë ndodhur Shqipërisë pas rënies së komunizmit.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Laura, presidenti amerikan qëndroi për tetë orë në Shqipëri, nga ora 09.30 deri në 17.30. dhe kishte një axhendë shumë të ngjeshur.

Në fakt ishte parashikuar që ai të qëndronte 6 orë, por axhenda u shty edhe dy orë më shumë për shkak të angazhimeve dhe takimeve. Presidenti Bush pati shumë takime, mbajti fjalim zyrtar dhe vizitoi edhe Fushë-Krujën.

30 makina e shoqëruan George Bush nga nga Rinasi në Tiranë dhe të gjithë këtë rrugë e përshkuan vetëm për katër minuta e gjysmë, ndërkohë që për sigurinë e presidentit amerikan ishin instaluar në vende të ndryshme 2500 marinsa.

Për pasqyrimin e kësaj vizite në Shqipëri erdhën 400 gazetarë të huaj të cilët përcollën raportimet e tyre për gazetat dhe televizionet nga vendet të ndryshme të botës.

CNN, BBC dhe Euronews, transmetuan LIVE momente nga kjo vizitë. Kjo cilësohet si vizita më e rëndësishme e një personaliteti të huaj në Shqipëri.

Vlen të përmendet komenti i mbretëreshës së shtypit të shkruar “New York Times” e cila mes të tjerave për këtë vizitë shkroi për Bush: Në sondazhet e ndryshme në vendin e tij, ai s’paraqitet dhe aq mirë, por, kur ai mbërriti në këtë komb të vogël, e në mënyrë të papërkulshme pro-amerikan, Presidenti Bush u prit si një “rock star”./Burimi: “Fjala.al”/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit