13-vjeçari u mbyt në liqen/ Banorët: Pamë çorapen dhe nisëm kërkimin

13-vjeçari u mbyt në liqen/ Banorët: Pamë…

Banorët e zonës në Dibër kanë zbuluar më shumë detaje nga ngjarja e tmerrshme, ku një 13-vjeçar u mbyt në liqen. Ata tregojnë se panë çorapet në ujë dhe dyshuan se i mituri mund të ishte mbytur, më pas nisën menjëherë kërkimet.

Ata shprehen se djali mund të kishte rënë aksidentalisht në liqen dhe duke qenë se nuk ka patur askënd që t’i vijë në ndihmë e ka marrë rrjedha.

“Ishin pantoflat dhe çorapja dhe nisëm kërkimin me elektrik mu këtu. Shikoni çorapen e djalit. Erdhi çuni këtu dhe ka hyrë. E kërkoi gjithë rinia e  fshatit.  Nga çorapja nisëm të kërkonim. U hodh një çun i ri, e pa, thirri ambulancën. Babain e ka në emigrim”, tha banori.

Banorët tregojnë se ky nuk është rasti i vetëm pasi se edhe më parë në këtë liqen janë mbytur edhe 2 fëmijë të tjerë të moshave 14 e 15 vjeç.

“E ka kërkuar nëna, e nisën ta kërkonin të gjithë. Shkoi vetë. Janë mbytur dhe disa  fëmijë të tjerë në këtë lagje. Kur doli te xhamia ka rënë, sesi e ku, u mblodhën krejt.”,-u shpreh një banore tjetër e zonës. 

Policia e Dibrës ka nisur hetimet për rastin e fundit për të zbuluar nëse 13 -vjeçari është mbytur vërtetë aksidentalisht apo jo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit