13-vjeçarja autike rrihet brutalisht në park

13-vjeçarja autike rrihet brutalisht në park

Abbie Jarvis, 13 vjecarja autike nga Glasgow, është rrahur për vdekje. Mamaja e saj tha se ajo nuk dëshiron të kthehet në shkollë për shkak të traumës.

Sipas Mirror.UK, Angela Jarvis, tregon se pas nje shëtitjeje me miqtë, e gjen Abbie-n në makinen e një prej prindërve, tërësisht pa ndjenja. Sipas saj ajo kishte shenja në kokë dhe fytyrë dhe ishte e mbuluar ne gjak.

”Ishte e tmerrshme ta shikoja ashtu dhe kjo më shkatërroi. As nuk mund ta imagjinoj që ka qenë e shtrirë diku, në dhimbje, duke u lutur që të ndalonin goditjet”, shprehet mamaja e Abbie.

Ajo tha se 13-vjeçarja vuan nga ankthi, dhe kërkon gjithnjë qe mamaja ti qëndrojë pranë. Ajo shtoi se Abbie vuante nga autizmi para sulmit, dhe nuk kishte pak kohe që më në fund ishte ndierë rehat me të bërit miq të rinj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit