13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin në një shkollë të Gjirokastrës

13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin në një…

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër. 

Një nxënëse 13 vjeçe ka qëlluar me thikë një tjetër nxënës 15 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori”, jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare, “Koto Hoxhi”.

15-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa e mitura tjetër vajza 13 vjeç është shoqëruar në polici. E mitura do të merret në pyetje në prani të psikologut.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit