Shfaqja e bashkisë ku "zogu fluturon" mbi liqen, lë prindërit me gojë hapur!

Shfaqja e bashkisë ku “zogu fluturon” mbi…

Me data 15 dhe 16 maj në Tiranë u zhvillua për herë të parë teatri mbi ujë në kuadër të Javës Kulturore Franceze.

Në këtë event ftoheshin edhe fëmijët bashkë me prindërit e tyre për të ndjekur një spektakël ndryshe nga të tjerët, ku realiteti mjegullohej dhe ëndrrat fluturonin në liqen.

Por ajo që panë fëmijët dhe prindërit ishte që mbi liqen fluturonte një “aktor” me gjoks gruaje dhe organ gjenital mashkullor ekspozuar në sytë e fëmijëve.

Ne nuk e dimë se sa të kënaqur kanë mbetur spektatorët nga këto rituale sataniste dhe të turpshme, por një zonjë ka shkruar në redaksinë tonë se kjo performancë nuk është normale dhe se kush është mesazhi që përçohet tek fëmijët??

Denoncimi i qytetares:

“Shfaqja e organizuar per femije te liqeni i Tiranes.

Nuk e di se cfar mesazhi duan te kalojne ppr nuk eshte normale femijet te shikojne njeri me brire me organ gjenital mashkullor dhe me gjokse femre.

Fotot i shikoni dhe vete.

Me shume si rituale satanistesh se sa show per femije.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit