Një tjetër tender me hije të forta dyshimi për paracaktim fituesi dhe fryrje kostosh është finalizuar nga Bashkia Himarë. Bëhet fjalë për procedurën e hapur me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Milto Kallushi, Loti II” me numër reference REF-89449-06-10-2026 dhe fond limit 104,166,667.00 lekë të reja pa TVSH.

Sipas dokumenteve zyrtare, fituese e këtij tenderi është shpallur bashkimi i operatorëve “START CO” SHPK me administrator Ardenis Qëndro dhe ortakë Shupo & Anila Qëndro, në bashkëpunim me “ViaNex” SHPK në pronësi të Verë Gegës. Oferta e tyre fituese kap vlerën e 99,833,256.55 lekëve të reja pa TVSH, një shifër pothuajse identike me fondin limit.


Cila janë dyshimet kryesore për këtë tender:
-
Skualifikimi i ofertave dukshëm më të ulëta: Në procedurë kanë marrë pjesë disa kompani me oferta dukshëm më ekonomike se ajo e fituesit:
-
Bashkimi i operatorëve “BIBA-X” SHPK & “PE – VLA – KU” SHPK ka dhënë një ofertë prej 87,300,290 lekësh të reja pa TVSH.
-
Operatori “T & XH” SHPK ka ofertuar 73,930,454.25 lekë të reja pa TVSH.
Pavarësisht këtyre diferencave të mëdha në lekë që do t’i kursenin buxhetit të shtetit, ofertat më të ulëta janë skualifikuar për t’i hapur rrugën ofertës që i afrohet maksimumit të fondit limit.
-
-
Oferta “fiktive” 0 lekë: Në listën e pjesëmarrësve figuron edhe operatori “RAFIN COMPANY” SHPK me ofertë 0zero lekë. Kjo praktikë përdoret shpesh në tenderat e dyshimtë si “numër kalues” për të plotësuar fiktivisht numrin e pjesëmarrësve në sistem.
-
Oferta fituese kap tavanin e fondit limit: Sipas skemave të njohura me tenderët publikë, fituesi “START CO & ViaNex” shpallet me një ofertë prej rreth 1 miliardë lekësh të vjetra, duke e lënë diferencën me fondin limit minimaliste, çka ngre pikëpyetje të mëdha mbi barazinë në garë dhe eficiencën e përdorimit të fondeve publike nga Bashkia Himarë.


