Vëllezërit Habilaj të paprekshëm nga Policia dhe Drejtësia! Njëri dhëndri i Redjan Kralit, tjetri i Kazazit

Vëllezërit Habilaj të paprekshëm nga Policia dhe…

Janë pronarë të Hotel Flar, por në sjellje dhe veprime duket se kanë mbetur te mentaliteti i rrugaçëve të lagjes që kujtojnë se paratë dhe krushqitë bëjnë mbi ligjin.

Florian dhe Arbër Habilaj, dy vëllezërit pronarë të Hotel Flar, kanë dëshmuar edhe një herë fytyrën e tyre të vërtetë, duke u shndërruar në protagonistë të një dhune barbare ndaj një 18-vjeçari, kamerier në biznesin e tyre, i cili pati “guximin” t’i kërkonte djersën e ballit, rrogën që i takonte me ligj.

Por nga buron kjo arrogancë e verbër dhe kjo ndjesi se janë të paprekshëm? Përgjigjja fshihet te fasada e lidhjeve të tyre familjare dhe politike, të cilat i përdorin si mburojë për të bërë ligjin.

Florian Habili gëzon “mbrojtjen” e heshtur të strukturave sepse është i martuar me mbesën e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali. Ndërkohë, vëllai i tij, Arbër Habili, ka lidhur fatin e tij strategjik duke u martuar me vajzën e pronarit të kompanisë së mishit “Kazazi”. Me këto lidhje në xhep, dy pronarët e Hotel Flar kujtojnë se mund të shtypin dhe të dhunojnë kë të duan, pa u hyrë gjemb në këmbë.

Babai i tyre, i njohur për pallatet e ngritura në Kavajë, ka lënë trashëgimi të njëjtën filozofi, zhvatjen e atyre që punojnë. Burime për JOQ bëjnë me dije se ka disa histori të njohura në qytet për refuzimin e pagave të punëtorëve, ku herë pas here e ka mbyllur llogarinë me grushta e përplasje në kantier, pasi u mohonte lekët atyre që i ngrinin muret. Sot, Habilajt kanë marrë zemër nga krushqia me Redjan Kralin dhe familjen Kazazi, duke menduar se prona dhe paratë u japin të drejtë të ngrenë dorë mbi fëmijët e njerëzve të thjeshtë.

Për sa kohë policia dhe drejtësia do të vazhdojnë të mbyllin sytë para emrit të Florian dhe Arbër Habilit vetëm për shkak të lidhjeve të tyre me ish-pushtetarë e biznesmenë të fuqishëm? Është koha që kjo pandëshkueshmëri e mbështjellë me luksin të marrë fund, dhe dhunuesit të japin llogari para ligjit për shtypjen që u bëjnë hallexhinjve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit