Pas sulmit me thonj nga Rama, qytetari bën tetanozin

Pas sulmit me thonj nga Rama, qytetari…

Nga Ministria e së Vërtetës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim emergjent shëndetësor për rajonin e Kampanjës në Itali, pas një incidenti të paprecedentë në bordin e fluturimit Tiranë-Napoli. Një emigrant shqiptar, i cili guxoi të mos duartrokiste performancën artistike të Kryeministrit Edi Rama në lartësinë 10,000 metrave, ra pre e një sulmi taktik me thonj nga vetë shefi i qeverisë.

Sipas dëshmitarëve okularë, incidenti nisi kur pasagjeri bëri një pyetje jo të miratuar nga ERTV. Brenda pak sekondash, Kryeministri përdori metodën e tij të re të diplomacisë fizike, të njohur ndryshe si “krahëqafë me shtrëngim të shkallës së katërt”, duke lënë gërvishtje me precizion kirurgjikal në qafën e viktimës.
Menjëherë pas uljes në aeroportin e Napolit, ndërsa Rama zbuste situatën duke dorëzuar personalisht “kriminelin e mendimit” te karabinierët italianë, pasagjeri u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt për të marrë dozën e parë të tetanozit dhe kundërhermit.
“Kemi të bëjmë me një lloj të ri toksine politike,” deklaroi mjeku i urgjencës në Napoli. “Gërvishtja mbartte gjurmë të larta arrogance, propagandë intensive dhe pak bojë stofi nga atletet e bardha. Nëse pacienti nuk do të bënte tetanozin brenda 30 minutave, rrezikonte të zgjohej nesër me dëshirën e pashpjegueshme për të votuar patronazhistin e lagjes.”
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Tiranë hodhi poshtë pretendimet e spitalit italian, duke e cilësuar pickimin si një “masazh akustiko-fizik falas për të rritur imunitetin e popullit”.
Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit