14.4 MILIONË € nga paratë e popullit do pastrojnë m*tin e Ballukut në hotelet e vilat e oligarkëve në Dhërmi

14.4 MILIONË € nga paratë e popullit…

Në një kohë kur qendrat urbane si Tirana dhe Durrësi përballen me probleme kritike të menaxhimit të ujërave të zeza, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime (UK) Vlorë ka hapur një tender me vlerë rreth 14.4 MILIONË € euro për ndërtimin e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza (KUZ) në zonën e Dhërmiut.

Shumë personazhe të skenës e funksionarë publikë kanë vila në këto resorte në Dhërmi, ndër ta edhe Belinda Balluku me kolegë… pra logjika është e thjeshtë… dhjetra milionë € do hidhen për të pastruar m*tin e oligarkëve të qeverisë e biznesit privat…

Kjo faturë e rëndë financiare, e cila mbulohet nga buxheti i shtetit, shkon drejtpërdrejt në shërbim të zonës ku janë përqendruar investimet e ndërtimit të resortve luksoze dhe investitorëve të shpallur strategjikë nga qeveria shqiptare.

Dokumentet e tenderit të hapur nga UK Vlorë specifikojnë ndërtimin e impiantit, por deri në këtë moment, nuk ka një sqarim transparent lidhur me gjeografinë e saktë të rrjetit, hartën e resorteve që do të përfitojnë nga ky shërbim dhe impaktin e drejtpërdrejtë mbi përfituesit privatë. Kjo ndërhyrje vjen pas investimeve të mëparshme për ujësjellësat në këtë vijë bregdetare, të cilat kapin shifrën e mbi 25 MILIONË €.

Analiza e terrenit tregon se zona e Dhërmiut dhe Palasës është kthyer në një pol përqendrimi për biznese dhe individë që kanë marrë statusin e investitorit strategjik, duke përfituar lehtësi fiskale dhe tokë publike. Ndër emrat që figurojnë si pronarë ose të lidhur me projekte të ndryshme ndërtimi në këtë zonë janë Artan Gaçi, Ilir Trebicka, Gaz Paja, kompania “Gjikuria”, Ardian Nelo, etj.

Ndërkohë, modeli i financimit të infrastrukturës publike për mbështetjen e biznesit privat është shndërruar në një praktikë të përsëritur. Rasti i kompanisë “Gjikuria” është treguesi më i qartë i këtij cikli. Subjekti në fjalë, pasi ka përfituar statusin e investitorit strategjik në zonë, ka qenë njëkohësisht edhe përfitues i tenderëve publikë për ndërtimin e ujësjellësave që furnizojnë pikërisht ato zona ku zhvillon aktivitetin.

Kjo procedurë e fundit prej 14.4 MILIONË € për impiantin e ujërave të zeza konfirmon një qasje ku kostot e mirëmbajtjes dhe infrastrukturës së “kantonit” të ri të resorteve në bregdetin e Jonit po socializohen, duke u shndërruar në një barrë për taksapaguesit, ndërkohë që përfitimet mbeten private. Mungesa e transparencës mbi përzgjedhjen e fituesit dhe justifikimi i këtyre shpenzimeve në një kohë kur qytetet e tjera vuajnë mungesën e këtyre impianteve, mbetet pika më e errët e këtij operacioni financiar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit