14 Maj, data e zgjedhjeve vendore/ Celibashi: Do të jenë një zhvillim i mirëpritur demokratik

14 Maj, data e zgjedhjeve vendore/ Celibashi:…

Sot, Presidenti Bajram Begaj ka caktuar datën e zgjedhjeve vendore. Sipas Begajt, zgjedhjet vendore do të mbahen më 14 Maj të vitit 2023. Pas këtij vendimi, ka reaguar kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Përmes një statusi në Twitter, Celibashi thotë se KQZ do të përgatitet për administrimin e tyre sipas standarteve të njohura dhe të pranuara ndërkombëtare.

Kreu i KQZ-së u shpreh se profesionalizmi, paanshmëria, transparenca dhe bashkëpunimi me partitë politike, median dhe shoqërinë civile rikonfirmohen si karakteristika themelore të veprimtarisë së KQZ-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit