14 OLIGARKËT MË TË FUQISHËM TË TIRANËS/ Shifrat e frikshme të miliardave që ka marrë secili nga Bashkia

14 OLIGARKËT MË TË FUQISHËM TË TIRANËS/…

Nëse e keni vrarë ndonjëherë mendjen se cili prej përfituesve të parave publike është më i fuqishmi përsa i përket vlerës së përfituar nga taksat e shqiptarëve, përgjigjen do jua japim në këtë artikull. Shumë prej tyre i kemi përmendur në artikujt tanë denoncues ku pasqyrohet abuzimi i parave publike me anë të shqyrtimit të prokurimeve publike.

Më poshtë gjeni të ilustruar sipas vlerës në miliarda, kompanitë e më të fuqishmëve oligarkë në bashkinë e Tiranës

(Informacionin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtë link)

14 KOMPANITË QË KANË PËRFITUAR NGA PARATË PUBLIKE TË QYTETARËVE TË TIRANËS:

  1. FUSHA SHPK (SHKËLQIM FUSHA) – 58 MILIARD
  2. SALILLARI SHPK (PËLLUMB SALILLARI)– 33 MILIARD
  3. GPG COMPANY (PAQSOR BUZI)– 23 MILIARD
  4. CURRI SHPK (FAIK CURRI)– 21 MILIARD
  5. ALBA KONSTRUKSION (XHAVIT ISMAILI)– 21.7 MILIARD
  6. ALKO-IMPEX General Construction (ARBËR ABAZI)– 19 MILIARD
  7. FUSHA, 2T, SHANSI INVEST- 16 MILIARD
  8. 4 AM SHPK (BASHKIM ULAJ)– 14.9 MILIARD
  9. VËLLEZËRIT HYSA (KUJTIM, BESNIK, FLUTURA)– 14.8 MILIARD
  10. FUSHA SHPK, EDIL AL SHPK- 13 MILIARD
  11. ANK (AGIM KOLA)– 12.7 MILIARD
  12. SHANSI INVEST (SHPËTIM CINGA)– 12.3 MILIARD
  13. SHKËLQIMI 07 (SHKËLQIM KAPLLANAJ)– 12.1 MILIARD
  14. GECI SHPK (RAM GECI)– 11.4 MILIARD

SHKËLQIM FUSHA

Ashtu siç pritej, vendin e parë, me shifrën e frikshme prej 58 miliard lekësh pa TVSH të përfituara nga Bashkia e Tiranës e merr FUSHA Shpk e Çim Fushës. Kontrata në vlerë të frikshme, plus shtesa pothuajse në të gjitha procedurat e tenderimeve publike ku institucione nën varësinë e Bashkisë Tiranë e kanë nxjerrë fitues për 51 tendera, ku 27 prej tyre i ka të klasifikuara me FLAMUR TË KUQ.

Lista e disa prej tenderave me vlerë të frikshme të FUSHA SHPK

PËLLUMB SALILLARI

Stafeta pasohet nga Pëllumb Salillari dhe Paqsor Buzi, përfitues tenderash në mënyrë të vazhdueshme nga Bashkia e Tiranës dhe pasohet nga Faik Curri dhe Xhavit Ismaili.

FAIK CURRI

Ajo që vihet re në listë, është që të gjitha janë kompani me objekt veprimtarie në fushën e ndërtimit. Vendin e gjashtë e mban Arbër Abazi, nipi i Sadri Abazit, i cili ka “përthithur” si fshesë me korrent shumë tendera të bashkisë Tiranë. Vendin e shtatë e mban FUSHA SHPK, 2T dhe SHANSI INVEST bashkuar të cilët kanë përfituar vetëm një tender me vlerë 17 MILIARD nga UKT për shtesë impianti të Bovillës.

BASHKIM ULAJ

Në vendin e tetë renditet 4AM i Bashkim Ulajt, një nga përfitueset e projekteve më të mëdha të bashkisë së kryeqytetit, ndërsa në vendin e nëntë kompania e Hysajve me 14.8 MILIARD Lekë përfitim nga tenderat.

TAN DULAKU

Në vendin e dhjetë renditet sërish FUSHA bashkuar me kompaninë e Artan Dulakut Edil-Al, përfitues të 3 tenderave me vlerë të frikshme, një prej tyre Rijetësimi i Piramidës së Tiranës me vlerë 12 Miliard Lekë pa TVSH.

Më pas renditen Agim Kola, Shpëtim Cinga dhe Shkëlqim Kapllani të cilët i kemi hasur shpesh edhe në artikujt tanë denoncues të tenderave më vlerë të madhe në shkelje.

SHPËTIM CINGA

Në vend të fundit renditet GECI SHPK i Ramë Gecit, i cili ka fituar tenderin për Rehabilitimin e varrezave Sharrë dhe lidhja me rrugën ekzistuese Kombinat me një vlerë prej 2.7 MILIARD LEKË PA TVSH.

RAM GECI

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit