14-vjeçari në Lezhë shtyp me makinë të moshuarin, humb jetën

14-vjeçari në Lezhë shtyp me makinë të…

Një adoleshent i moshës 14-vjeçare i ka marrë jetën një të moshuari mesditën e kësaj të enjte në Lezhë. Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur me iniciale P. M. 14 vjeç, ka aksidentuar shtetasin F. L., i cili po lëvizte me motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 63-vjeçari. Kjo nuk është hera e parë kur adoleshentëve u lihen në dorë automjetet pa mbushur moshën madhore për patentë. Në shumicën e rasteve këto aksidente kanë dalë me pasoja në njerëz, teksa i shkaktohet të miturve edhe një dramë shumë e madhe sociale nga izolimi nëpër burgje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit