
Një zjarr ka shpërthyer të martën në Burgun e Kumanovës duke rrezikuar seriozisht jetën e të burgosurve të tjerë dhe gardianëve të burgut.
Zjarrin e ka nisur një 14-vjeçar i cili me urdhër gjyqësor është dërguar brenda Burgut të Kumanovës për të vuajtur dënim.
Në këtë burg nuk ka as kushte e as repart për të mitur, ndaj nuk dihet se si ky i mitur ka përfunduar në ambientet e këtij burgu e duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve.
Si pasojë, një polic ka mbetur i lënduar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Hero i vërtetë në krejt këtë ngjarje ka dalë një i burgosur, i cili ka sakrifikuar dhe rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar të tjerët.