14-vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi, policia i gjen thikë në çantë pranë shkollës

14-vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi, policia i…

Autoritetet greke kanë arrestuar një nxënës 14-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi u kap duke mbajtur një thikë në çantën e shpinës pranë një shkolle të mesme në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Mesme të 3-të dhe Liceut të Charilaos, ku i mituri ndodhej së bashku me dy shokë të tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në çantën e 14-vjeçarit u gjet një thikë e improvizuar prej qelqi, me gjatësi rreth 20 centimetra. Sipas burimeve policore, i mituri ka deklaruar se e mbante mjetin e mprehtë për vetëmbrojtje.

Policia greke ka arrestuar 14-vjeçarin për shkelje të ligjit për armët, ndërsa ndaj tij është ngritur padi penale. Ai pritet të dalë para prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit