14-vjeçarja qëllon veten, vdes duke xhiruar video për në “TikTok”

14-vjeçarja qëllon veten, vdes duke xhiruar video…

Një vajzë 14-vjeçare humbi jetën pasi qëlloi aksidentalisht veten teksa po xhironte një video për në “TikTok”, platformën popullore të videove të shkurtra. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hyderabad, Pakistan. 

Hyderabad, është qyteti i dytë më i populluar në provincën jugore pakistaneze të Sindh, një rajon në kufi me Indinë.

Ka qenë policia ajo që ka bërë të ditur ngjarjen e rëndë. “Plumbi i preku stomakun, duke i shkaktuar kështu vdekjen”, sqaruan mjekët.

Në vitin 2021 në Pakistan, 4 të rinj humbën jetën teksa po bënin video në “TikTok”, shkruajnë mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit