Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka tronditur zonën e Bulqizës pasditen e sotme, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është sulmuar nga një kafshë e egër, e cila dyshohet të jetë ari.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar me urgjencë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Trupi i pajetë i viktimit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’i nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën në terren për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit