143 kg kokainë me foton e Escobar, lirohet nga burgu administratori i kompanisë së bananeve

143 kg kokainë me foton e Escobar,…

Në prill të vitit 2021 një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e tipit kokainë u kap në portin e Durrësit. 120 pako me peshë totale 143 kg, ishin fshehur në kontenierin e një kompanie babanesh. Autoritetet arrestuan asokohe dy ortakët e firmës, Erjon Peti bashkë me Klajdi Xibrakun.

Në kontejnerin e kompanisë, kokaina e paketuara mbante të stampuar edhe bosin famkeq të kartelit më të madh të drogës, Pablo Eskobar. Në të shkruhej “El Mejor” që do të thotë “më e mira”, çka ngriti dyshime se kokaina ishte e cilësisë së parë.

Sot pas 9 muajve, Erjon Peti është liruar nga burgu. Ka qenë gjygntarja e apelit Durrës Anita Mici e cila ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lenë pa asnjë masë shtërnguese. Të njëjtën rrugë ligjore pritet të ndjekë edhe Klajdi Xibraku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit