15 mijë £ të padeklaruara në çantën e shpinës, procedohet penalisht i riu në Rinas

15 mijë £ të padeklaruara në çantën…

Një 29-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Rinas, pasi u kap me 15 mijë paund të cilat nuk i kishte deklaruar. Mësohet se i riu i kishte futur paratë në çantën e shpinës. 

Identiteti i të riut ende nuk bëhet me dije, por Policia e ka identifikuar atë me inicialet F.K.

Njoftimi i Policisë

Rinas

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit