15 milionë ish-deputetit të PS me ... gogla/ Çudia me tenderin e Fondit të Zhvillimit

15 milionë ish-deputetit të PS me ……

Një tender i pazakontë, ku fituesin e përcaktojnë goglat – të paktën, zyrtarisht kështu thuhet – ai i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Institucioni shtetëror i drejtuar nga Dritan Agolli ka njoftuar së fundmi shpalljen e fituesit të tenderit me objekt ”Mbikëqyrja e punimeve – Rehabilitimi i sheshit ‘Ahmet Zogu’ dhe parkut ‘Geraldinë’ në Qytetin e Burrelit”. Kompania fituese është BOE G B Civil Engineering”, me pronar, sipas QKB-së, Gazmir Bizhgan, ish-deputet i Partisë Socialiste. Për të, është raportuar në media në vitin 2016, se kaloi në radhët e Partisë Agrare Ambientaliste.

Shuma që do të përfitojë firma për mbikqyrjen e punimeve është rreth 15 milionë Lekë, ndërsa fondi limit ka qenë rreth 18 mln Lekë.

2 të skualifikuar dhe 4 oferta identike

Që ”BOE G B Civil Engineering” të fitonte tendrin, janë skualifikuar më parë dy kompanitë që kanë paraqitur ofertat më të ulta. E para, sipas dokumenteve zyrtare të publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, për shkak se, vlera e ofertuar (rreth 11.4 milionë) nuk është në përputhje me VKM nr. Nr.354 datë 11.05.2016 ‘Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim’ dhe rekomandimin Nr. 5585 Prot datë 25.07.2017 të APP-së”.

Ndërsa firma me ofertën e dytë më të ulët – rreth 15 milionë L (1 515 000 Lekë të reja), është skualifikuar për shkak se “nuk plotëson kriterin kumulativ në staf dhe burmie njerëzore”, thuhet në dokumentin e njoftimit të fituesit.

Çfarë ndodh më pas? Për çudi, nuk është 1, por katër kompani të cilat kanë paraqitur ofertë të njëjtë ekonomike: 1 506 045 Lekë. Të katërta, shifër identike, asnjë qindrakë më shumë apo më pak!

Në këto kushte, sipas dokumenteve zyrtare, fituesin e përcaktuan… goglat!

Ankesa nga kompanitë pjesëmarrëse, nuk ka pasur.

Akuzat ndaj Dritan Agollit

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është një emër i përmendur disa herë në media.

Ai ka punuar me kryeministrin Edi Rama më herët, në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës. Agolli ka mbajtur poste të rëndësishme në bashkinë e drejtuar nga Rama. Kanë qenë disa raportimet mediatike që kanë treguar për tendera të dyshimtë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nën drejtimin e Agollit.

Disa zëra ndërkohë, e kanë cilësuar si gjobaxhi ndaj biznesit, e njeri të ryshfetit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit