15 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

15 raste të reja me Covid-19 në…

15 raste kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj bën me dije se nga 199 teste, 2 raste janë konfirmuar në Shkup, 7 në Kumanovë, 1 në Tetovë dhe 5 në Prilep.

Iliria News Agency raporton se që nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar me Covid-19 në 1506 qytetarë, nga të cilët 572 raste janë aktive.

Nga dita e djeshme janë shëruar 45 pacientë duke e dërguar numrin e fituesve të kësaj beteje në 852, ndërsa një tjetër ka humbur jetën. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 82 viktima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit