15 të infektuar brenda ditës, ja Call Center-i që po bën ‘kërdinë’ në Tiranë

15 të infektuar brenda ditës, ja Call…

Pikërisht kur dukej se numri i të infektuarve me virusin COVID-19 po tregonte një ritëm shpresëdhënës të uljes së rasteve të reja, duket se mospërfillja e masave qeveritare për operimin e bizneseve të caktuara ka bërë që vatra të reja të rrezikshme të shpërthejnë në vend.

Më e fundit është ajo në call-centerin ‘CTA Groups’, e ndodhur në ish-Uzinën Tirana në zonën e Laprakës, e cila prej disa ditësh është shndërruar në burimin kryesor të rasteve të reja të personave të infektuar me COVID-19, me më shumë se 20 persona të testuar pozitiv vetëm gjatë këtyre ditëve.

Burime pranë gazetës TemA bëjnë me dije se call-centeri në fjalë ka operuar i pashqetësuar gjatë të gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës dhe se rastet e shumta të të infektuarve koronavirus janë dukshëm rezultat i mospërfilljes së masave qeveritare në lidhje me operimin e call center-ave në kushtet e pandemisë.

Ndërkohë, autoritetet shtetërore po vijojnë punën për gjurmimin e të infektuarve nga kjo vatër e re e cila përbën thuajse 70% të rasteve të reja me koronavirus gjatë dy ditëve të fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit