15 viktima nga koronavirusi në Kosovë, 226 raste të reja në 24 orët e fundit

15 viktima nga koronavirusi në Kosovë, 226…

Kosova vijon me një situatë shqetësuese nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, plot 15 persona nuk e kanë fituar dot betejën me virusin, duke humbur jetën.

Ndërkohë, 226 raste të reja janë konfirmuar.

Lajm i mirë është shërimi i 115 personave, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4578. Aktualisht në Kosovë numërohen 3525 raste aktive.

NJOFTIMI NGA MSH

“Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit