15-vjeçarët në rrjetën e kanabisit, OBSH: Situatë alarmante

15-vjeçarët në rrjetën e kanabisit, OBSH: Situatë…

Një në dhjetë adoleshentë të moshës 15-vjeçare në Europë ka konsumuar një herë kanabis gjatë jetës sipas raportit te fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të dhënat e këtij raporti tregojnë se edhe në Shqipëri janë të njëjtat shifra, por ndryshe nga 44 shtetet e tjera pjesë e studimit, në vendin tonë përdorimi i kanabisit është më i përhapur tek djemtë sesa tek vajzat.

Të rinjtë e një shtrese ekonomike të lartë dhe të ulët janë më të prirur të konsumojnë kanabis se sa ata me pasuri mesatare.

Në një intervistë në televizionin tonë sociologjia Entela Binjaku ka përmendur pasojat ekonomike, shëndetësore, sociale dhe ligjore që sjell përdorimi i lëndëve narkotike nga të rinjtë.

Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ndodhet në vend të 34 nëse një adoleshent ka pirë ndonjëherë në jetë kanabis dhe në vend të 25 me përdorimin aktual.

Këto të dhëna nga OBSH, përdoren në nivel kombëtar/rajonal dhe ndërkombëtar për të fituar njohuri të reja mbi shëndetin dhe mirëqenien e adoleshentëve, për të kuptuar përcaktuesit socialë të shëndetit dhe për të informuar politikat dhe praktikat për të përmirësuar jetën e të rinjve. Ky raport, fokusohet në përdorimin e substancave adoleshente, duke përdorur dëshmi unike për adoleshentët e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç në 44 vende dhe rajone në Evropë, Azinë Qendrore dhe Kanada.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit