15-vjeçarët në Shqipëri të pakënaqur me jetën e tyre

15-vjeçarët në Shqipëri të pakënaqur me jetën…

Ndjenja e pakënaqësisë ka pushtuar 15-vjeçarët në Shqipëri në katër vitet e fundit. Këtë e ka bërë të ditur një studim i PISA. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se pakënaqësia ndaj jetës është rritur tej mase shumë tek 15-vjeçarët shqiptarë, teksa është një këmbanë alarmi që psikologët e shkollave duhet të jenë shumë më të afërt me nxënësit, por jo vetëm pasi rol kryesor luajnë prindërit dhe mësuesit.

Në vitin 2022 gati 12% e nxënësve në Shqipëri raportuan se nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre, duke e vlerësuar kënaqësinë e tyre me jetën midis 0 dhe 4 në një shkallë që varion nga 0 në 10. Një vit më parë, 86% e nxënësve në Shqipëri raportuan se bëjnë miq lehtësisht në shkollë (mesatarja e OECD: 76%) dhe 85% mendonin se i përkasin shkollës (mesatarja e OECD: 75%). Ndërkohë, 15% raportuan se ndiheshin të vetmuar në shkollë dhe 15% si një i huaj ose i lënë jashtë vëmendjes në shkollë.

PISA grumbullon të dhëna që tregojnë se 8% e nxënësve raportuan se nuk ndiheshin të sigurt rrugës për në shkollë, 6% e nxënësve raportuan se nuk ndiheshin të sigurt në klasat e tyre në shkollë, 9% e nxënësve raportuan se nuk ndiheshin të sigurt në vende të tjera në shkollë (p.sh. korridor, kafene, banjë).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit