15-vjeçari pëson goditje në tru pasi kalonte 22 orë në ditë me celular në dorë

15-vjeçari pëson goditje në tru pasi kalonte…

Një djalë 15-vjeçar që ishte i varur nga lojërat elektronike në celularin e tij, ka pësuar një goditje në tru dhe ka mbetur i paralizuar nga ana e majtë.

Adoleshenti kinez flinte vetëm dy orë çdo mbrëmje për një muaj të tërë, dhe kjo gjë i shakktoi atij sëmundjen e rëndë.

Nëna e tij i kishte blerë atij telefonin inteligjent në mënyrë që të ndiqte shkollën, kur filloi bllokimi në shkurt.

Por ai përkundër kësaj filloi të luante lojëra në internet.

Xiao Bin deri më tani i është nënshtruar më shumë se katër muaj fizioterapisë intensive dhe trajtimit të oksigjenit në Spitalin Guangxi Jiangbin në Nanning, pas goditjes në mars.

Mendohet se goditja ishte shkaktuar nga mungesa e vitaminës dhe kequshqyerja, dhe e ka lënë të paaftë të lëvizë krahun e majtë dhe dorën.

Burimi: Lad Bible | Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit