15-vjeçari thyen vendimin e Gjykatës dhe ik me të dashurën 13-vjeçe, arrestohet

15-vjeçari thyen vendimin e Gjykatës dhe ik…

Një 15-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Korçës është arrestuar këtë të mërkurë, pasi kishte thyer një vendim të Gjykatës për masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, duke dalë nga banesa.

Ai ishte dënuar nga Gjykata për veprën penale ‘Vjedhje’, ndërkohë që pasi kishte dalë nga banesa ishte larguar së bashku me një vajzë 13-vjeçare. Policia bën me dije se nga hetimet ka dyshime se të dy këta shtetas të kenë kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin, ndërkohë që adoleshenti është arrestuar.

Lidhur me vajzën e mitur, ajo është kthyer te familjarët e saj.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për shpalljen në kërkim të një 15-vjeçari, banues në Korçë, që kishte dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe ishte larguar me një 13-vjeçare, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë e kanë kapur dhe e kanë arrestuar 15-vjeçarin. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren me të cilën ishte larguar, e cila u gjet dhe u dorëzua tek familjarët e saj”, njofton Policia në komunikatë për mediet.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit