15 vjet më parë shpalli Pavarësinë e Kosovës, Gjykata e Hagës i shtyn qendrimin në paraburgim Hashim Thaçit

15 vjet më parë shpalli Pavarësinë e…

Më 17 shkurt 2008, të gjithë shqiptarët në Kosovë dhe përtej saj i kishin sytë nga deklarata që Hashim Thaçi mbante në duar. Nga Parlamenti, ai shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Sot, kur duhej të festonte së bashku me kontrubuesi e tjerë të shpalljes së pavarëisisë, Thaçi merr një lajm të keq nga tribunali i Hagës.

Prej dy vitesh, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhe Selimi dhe Jakup Krasniqi, po qendrojnë në qelitë e paraburgimit të Hagës për t’u hetuar për veprimtarinë e tyre gjatë luftës së Kosovës. Gjykata ka vendosur së fundmi që të shtyjnë datën e qendrimit në paraburgim për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Sipas Gjykatës Speciale disa nga arsyet që sollën këtë vendim lidhen me “ndikimin dhe autoritetin e Hashim Thaçit, njohuritë për akuzat dhe provat kundër tij dhe gjithashtu mundësia për një dënim me burgim të gjatë”. Arsyeja tjetër thuhet se është “rreziku që Thaçi do të pengonte procedurat e Gjykatës Speciale”.

Më tej shtohet si arsye edhe “rreziku i kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme”, “faktin që masat kufizuese për lirim nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet”, “peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër Thaçit” dhe “progresin që vazhdohen të bëhet drejt fillimit të gjykimit e ku kanë mbetur më pak se gjashtë javë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit