16 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e 26 viktimave kërkojnë ende drejtësi

16 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët…

Mesditën e 15 marsit të vitit 2008, në Gërdec u regjistrua një tragjedi. Një shpërthim i fuqishëm në fabrikën e demontimit të municioneve mori jetën e 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë. Sot shënohet përvjetori i 16-të i tragjedisë, teksa familjarët e 26 viktimave kërkojnë ende drejtësi.

E ndërsa të afërmit kujtojnë me mall viktimat, kujtimi i hidhur është ende në memoriet e banorëve. Asnjë zyrtar nuk është pas hekurave për ngjarjen e rëndë. Prokuroria e Posaçme ka marrë si të pandehur ish-ministrin e mbrojtjes së kohës, Fatmir Mediu, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” mbi bazë të kodit ushtarak.

SPAK po kryen hetime në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Në pyetje lidhur me çështjen janë marrë ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit