16-vjeçarët zihen me grushta brenda shkollës në Tiranë

16-vjeçarët zihen me grushta brenda shkollës në…

Një sherr mes adoleshentëve është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte.

Adoleshentët të cilët mendohet të jenë pjesë e gjimnazit “Qemal Stafa” janë zënë mes njëri-tjetrit brenda ambienteve të shkollës së mesme. Konflikti ka nisur mes dy 16-vjeçarëve, të cilët janë zënë me grushta. Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar gjimnazin, teksa po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit