16-vjeçarja u gjet e pa jetë në Greqi, zbardhet raporti i mjekësisë ligjore

16-vjeçarja u gjet e pa jetë në…

Bujë të madhe bëri në Greqi vdekja e 16-vjeçares, Maria Hyseni, në Trikala të Greqisë.

Ajo kishte dalë për të takuar një efektiv të policisë greke, një 26-vjeçar, teksa ishin në një lidhje.

Por, ajo nuk u kthye më në shtëpi, dhe u gjet e vdekur mëngjesin e ditës tjetër pranë një kishe.

Ditën e sotme, mediat greke kanë publikuar edhe raportin e mjekësisë ligjore.

Mjekët kanë konstatuar goditje në kokë dhe në gjoks, të cilat janë shkaktuar prej rënies nga lartësia.

Gjithsesi, ata nuk dinë të thonë nëse 16 vjeçarja shqiptare ra vetë apo e hodhi dikush nga lartësia, prej të cilës edhe gjeti vdekjen.

Mediat greke raportojnë se paraprakisht dyshohet për një vetëvrasje të vajzës, version i cili hidhet poshtë nga familjarët që kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes së vënies nën përgjegjësi të autorëve të mundshëm.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit