17-vjeçari në Itali godet me thikë mësuesen teksa hynte në shkollë

17-vjeçari në Itali godet me thikë mësuesen…

Në qytetin e Italisë, Varese është arrestuar një i ri 17-vjeçar. Ai akuzohet se ka plagosur me thikë një mësues në hyrje të shkollës. Pas telefonatës nga një nxënës tjetër në këtë shkollë, oficerët kanë ndërhyrë rreth orës 08:00 me orën lokale në Institutin Profesional “Enaip” dhe kanë arrestuar 17-vjeçarin, i cili sipas tyre e ka goditur me thikë pas shpine mësuesen.

I riu e kishte marrë thikën nga shtëpia dhe sapo ka hyrë mësuesja në shkollë ai ka vepruar dhe ka kryer sulmin. Pas ngjarjes mësuesja 57-vjeçare është dërguar në spitalin Circolo di Varese, e cila nuk është në rrezik për jetën. Dyshohet se studenti i ka shkaktuar tre lëndime në shpinë. Policia po heton shkakun që çoi të riu të sulmojë me thikë mësuesen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit