17-vjeçari në Mat kapet në rrugët e fshatit me armë gjahu

17-vjeçari në Mat kapet në rrugët e…

Policia ka proceduar penalisht një 17-vjeçar me inicialet O. C.,. Ai u kap me armë gjahu në dorë në rrugët e fshatit Stojan të Matit. Ai kishte përhapur panik te banorët të cilët e denoncuan. Policia ka rrethuar zonën ku lëvizte 17-vjeçari dhe po ashtu bëhet me dije se i riu ka tentuar ta fshehë armën në tavanin e banesës së një shoku të tij. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e gjahut dhe municione luftarake.

Njoftmi i policisë:

“Mat Lëvizte në rrugët e fshatit me armë gjahu duke krijuar panik tek banorët, falë bashkëpunimit me qytetarët, lokalizohet, kapet dhe procedohet penalisht autori. Poseduesi i armës një 17- vjeçar, për të cilin nisi hetimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës. Sekuestrohet arma e gjahut dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave në kuadër të operacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i Ligjit”, falë informacioneve të siguruara nga bashkëpunimi me qytetarët, për një shtetas të mitur, i cili lëvizte në rrugët e fshatit Stojan, me një send në duar në dukje si armë gjahu duke shkaktuar panik tek banorët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stojani”, për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur rrethimin e zonës ku lëvizte 17-vjeçari, dhe në kohën e ndërhyrjes së Policisë, 17-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e gjahut në tavanin e banesës së shokut të tij. Në përfundim të veprimeve të para herimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, nisën procedimin penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës për shtetasin O.C., 17 vjeç, banues në fshatin Stojan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Arma e gjahut dhe municioni luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit