17-vjeçari pranon se ka masakruar me thikë shqiptarin, mister shkaku i krimit

17-vjeçari pranon se ka masakruar me thikë…

Vijon të mbetet i mbuluar me mister vrasja e shqiptarit Bledar Dedja në 20 janar në Via Colli në Paderno. Edhe pse 17-vjeçari i arrestuar ka pranuar krimin, ai nuk ka rrëfyer ende motivet që e shtynë të bënte një gjë të tillë.

Sipas saj që raportojnë mediat italiane adoleshenti ka deklaruar para policisë në momentin që ata kanë shkuar për ta arrestuar se: “unë e vrava”.

Gjatë këqyrjes së turpit të Dedjas u gjetën 15 goditje me thikë, ndërsa ishin kamerat ato që kishin kapur momentin kur 17-vjeçari kishte hipur në makinën e shqiptarit.

Trupi i pajetë i 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja u gjet në një pyll në zonën e Via Colli në Paderno. Kjo bëri që policia të hapte kamerat dhe të shihte se kush kishin qenë personat e fundit me të cilët ishte takuar shqiptari. Pas këqyrjes së kamerave u vu re djali duke hipur në makinën e Bledar Dedjës pasditen e së shtunës, në sheshin e Padernos.

Më pas të dy me Mercedes B class arritën në zonën e izoluar të Via Colli ku ndodhi krimi. 17-vjeçari rishfaqet pak më pas në rrugën provinciale, i kapur sërish nga kamerat, teksa po bënte autostop.

Djali u shoqërua në një stacion të transportit publik, ku hipi në një autobus. Më pas ai rishfaqet në urgjencën ku i është trajtuar një plagë me thikë në dorë.

Bledar Dedja 39-vjeç ishte i martuar dhe me dy fëmijë të vegjël, por kjo mesa duket nuk e kishte penguar aspak që të takonte gra të tjera apo meshkuj për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ndërkohë që mendohet se njohja mes Dedjas dhe 17-vjeçarit kishte ndodhur një vit më parë, dhe dyshohet se shqiptari i ka ofruar para adoleshentit në këmbim të seksit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit