17-vjeçari që thithte vape përfundon në intubim, duke luftuar për jetën

17-vjeçari që thithte vape përfundon në intubim,…

Një 17-vjeçar nga Teksasi është duke luftuar për jetën në spital, pas dështimit të mushkrive.

Mushkëritë e Tryston Zohfeld u bllokuan plotësisht si rezultat i vape që ai thithte, thanë mjekët e tij. Pavarësisht se ishte një fëmijë i shëndetshëm, më 26 korrik 2019 mushkëritë e Tryston pushuan së funksionuari.

Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Fëmijëve Cook në Fort Worth të Teksasit, ku u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv. Për 10 ditë ai ishte i lidhur me një ventilator oscilues, i cili e mbajti në jetë.

Babai i tij, Matt Zohfeld, tha: “Dita kur e intubuan ishte dita më e keqe e jetës sime. Ne hymë në këtë spital pa e ditur atë me të cilën kishim të bënim. Ne nuk e kishim idenë nëse ai do t’ia dilte apo jo. Kjo ishte shumë e vështirë për t’u pajtuar.”

Një rreze X e mushkërive të Tryston zbuloi se kishte një bllokim të plotë. Mjekët kryen çdo test që mund të mendonin dhe kontrolluan për një ngarkesë të tërë sëmundjesh. Më në fund, një anëtar i familjes zbuloi se Tryston ishte një thithës i rregullt i vape. Kjo u dha mjekëve një ide se cili mund të ishte problemi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit