17-vjeçari shqiptar futet brenda arkivolit dhe tenton të hyjë ilegalisht në Britani

17-vjeçari shqiptar futet brenda arkivolit dhe tenton…

Një 17-vjeçar shqiptar u kap duke u përpjekur të hynte fshehurazi në Britani nga Franca dhe mënyra që kishte gjetur ishte e padëgjuar më parë. 

Ai u fut në arkivol me shpresën që do arrinte tokën e premtuar, por u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të furgonit, ku ishte futur. Adoleshenti, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, pretendoi se kishte paguar 9,000 paund për kalimin e tij në Britani me furgonin Mercedes Sprinter.

Ai i tha gjykatësit: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde, Franca veriore dhe më pas u nisëm. Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë, deri në momentin kur furgoni u ndal”.

Djali u gjet i fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme dhe më pas u la i lirë nga autoritetet franceze, shkruan Daily Mail.

Shoferi i furgonit, rumuni Lucian-Radu Rizae, pohoi se nuk e kishte idenë se djali shqiptar ishte në furgon, por pranoi se kishte marrë 4,000 paund për të transportuar arkivolin. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit