17-vjeçarja korçare denoncon mësuesin për ngacmim seksual gjatë stërvitjes së volejbollit

17-vjeçarja korçare denoncon mësuesin për ngacmim seksual…

Një denoncim ka vënë në lëvizje policinë e Korçës mbrëmjen e djeshme, ku një gjimnaziste 17-vjeçare ka kallëzuar penalisht një mësues të arsimit 9-vjeçar për ngacmim seksual.

Sipas hetimeve paraprake, rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth një muaj më parë në palestrën e shkollës “Sevasti Qirjazi”, aty ku e mitura zhvillonte stërvitjen e volejbollit. Në prani të babait të saj dhe psikologes,vajza ka dëshmuar në komisariat se mësuesi me inicialet E.C. ka kryer veprime të papërshtatshme me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes.

Menjëherë pas kallëzimit, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda palestrës dhe po këqyr pajisjen DVR për të verifikuar dinamikën e plotë të ngjarjes. Nga ana tjetër, mësuesi E.C. është shoqëruar në komisariat, ku gjatë marrjes në pyetje i ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritura ndaj tij.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa puna e grupit hetimor vijon për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit