17-vjeçarja në Gjirokastër shiste kanabis çokollatë në shkollë dhe në konvikt

17-vjeçarja në Gjirokastër shiste kanabis çokollatë në…

Është vënë në pranga një 17-vjeçare në Gjirokastër. E reja mbante dhe shiste brenda ambienteve të konviktit ku jetonte dhe gjimnazit ku ishte nxënëse, lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate. Pas arrestimit të vajzës, është sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe 3 celularë.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle në ambientet e konviktit ku ishte akomoduar 17-vjeçarja, ku gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, që posedohej nga kjo shtetase me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse. Në vijim, lënda narkotike u sekuestrua nga shërbimet, në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.Veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme|, thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit