1779 e pësojnë keq, thyen rregullat e qarkullimit rrugor, ndëshkohen

1779 e pësojnë keq, thyen rregullat e…

Policia rrugore ka bërë me dije se këtë fundjavë do të ketë kontrolle të shtuara në akset rrugore nacionale. Në akset rrugore nacionale, urbane dhe rurale, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve policore, kryesisht të Policisë Rrugore, me mbështetje nga Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”.

Policia njofton se nga makina inteligjente dhe radarët janë evidentuar duke qarkulluar me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar, 1779 drejtues mjetesh.

Për 102 prej tyre është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj. Po ashtu, në të gjithë vendin, janë ndëshkuar 3987 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 40 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 14 për qarkullim në sens të kundërt. Në pranga kanë përfunduar 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 21 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit