18-vjeçarët të painteresuar për zgjedhjet, votuan vetëm 12.9% e tyre

18-vjeçarët të painteresuar për zgjedhjet, votuan vetëm…

Në këto zgjedhje lokale, numri i votuesëve për herë të parë ishte 122 mijë e 854. Një shifër që erdhi në rritje nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, mirëpo të rinjtë nuk e vunë në funksion të drejtën e tyre për të zgjedhur. Nga 18 apo 19-vjeçarët me të drejtë vote, vetëm 15 mijë prej tyre shkuan në kutit e votimit, ose rrreth 12.9% e tyre. Me gjasë edhe këta kanë qenë të rinjtë që janë të angazhuar në forumet e partive politike.

Në disa bashki, fitues u shpall një kandidatë me diferencë të vogël votash, 100, 200 apo 500 vota. Në Rrogozhinë kandidati socialist fitoi me 23 vota, nëse 24 të rinjë do të shkonin në votime, sot partia në pushtet do të kishte një bashki më pak.

E megjithatë, të rinjtë nuk ndihen të përfaqësuar pasi në pushtet janë të njejtën kryetar partish që kanë qenë edhe kur ata nuk kishin lindur ende. Forca e të rinjve padyshim është e madhe dhe mobilizimi i tyre si dhe edukimi për të votuar, do të thyente çdo rezultat që vjen nga votat e militantëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit