18-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë, u zu me bashkëshortin

18-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë,…

Një 18-vjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Fiershegan të Lushnjes, pasi ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.

Bëhet fjalë për shtetasem me inicialet B. M. Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se 18-vjeçarja e ndjerë i ka dhënë fund jetës, pasi bashkëshorti i saj me inicialet E. D., 24-vjeç krijonte konflikte të vazhdueshme me të. Gjendur në këto kushte, 18-vjeçarja ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasditen e të enjtes në spital.

Lidhur me rastin, janë referuar materialet hetimore në komisariatin e Policisë Lushnje, dhe ka nisur procedim penal për 24-vjeçarin nga fshati Çukas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit