1800 gjermanë u vaksinuan me doza të skaduara ndaj Covid-19

1800 gjermanë u vaksinuan me doza të…

Të paktën 1800 qytetarë në Gjermani u vaksinuan së fundmi me doza të skaduara ndaj Covid-19. Alarmi është ngritur nga autoritetet vendase gjermane pas konstatimit të këtij fakti. Sipas mediave gjermane, në një qendër vaksinimi në qytetin Ebersberg, u njoftua departamenti lokal i shëndetësisë se midis 4 dhe 6 janarit ka dhënë doza të skaduara BioNTech/Pfizer.

Dozat që u kryen ishin të skaduara që prej 31 dhjetorit teksa autoritetet njoftuan të gjithë personat që e injektuan. Qendra e vaksinimit tha se nuk ka asnjë rrezik për shëndetin nga dozat e skaduara dhe se ofroi teste falas të antitrupave për personat e prekur për të përcaktuar nëse ata kanë nevojë për një dozë të re për mbrojtje.

TRESEC, kompania që drejton qendrën e vaksinimit, ka njoftuar se ka shkarkuar dy punonjës të cilët nuk kanë respektuar udhëzimet gjatë përgatitjes për dhënien e vaksinave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit