19-vite burg për vrasësit e Lulzim Fejzullahut në Podujevë

19-vite burg për vrasësit e Lulzim Fejzullahut…

19 vite burg ka caktuar gjykata e Kosovës për dy vrasësit e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

Dy të miturit 17-vjeçari Artiol Abdullahu dhe 16-vjeçari Elton Kadriu janë shpallur fajtorë për rastin, ku gjykata ka vendosur që njërin prej tyre ta dënojë me 10 vite burg, ndërsa tjetri 9 vite. Lulzim Fjezullahu u rrah me sende të forta (shkopinj) nga dy adoleshentë në Podujevë.

Në një video të publikuar asokohe në rrjetet sociale, dukej momenti kur i riu fillimisht goditet nga makina e dy të dënuarve, të cilët më pas dalin jashtë dhe fillojë që të dhunojnë deri sa 18-vjeçari shtrihet në tokë. Një ditë më pas në datën 15 janar 2024, ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë si pasojë e lëndimeve që mori nga dhunimi.

Pas publikimit në media, shumë organizata reaguan për ngjarjen e rëndë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit